Random Posts
Magazina e Re. Powered by Blogger.
Fashion
Magazina E Re
Mistere
‹
›
LifeStyle
Shëndetësi
Rozë
Arte
Largimi i Fisnikut nga shtëpia më e famshme në Shqipërisë “Big Brother Albania 8” ka shtuar xhelozinë e Xhensilës.
Ajo me Fatjoni kalojnë një pjesë të mirë të kohës duke imituar marrëdhënien e Fisnikut dhe Teas. Ata sjellin me humor pjesë nga klipi që kanë parë gjatë të spektaklit të së Shtunë-s. Alba është në dhomën e gjumit dhe po sheh e shijon humorin e tyre.
Xhensila ka kaluar pak kohë vetëm duke reflektuar dhe të gjithë sikletin që ndjen brenda saj e shkarkon duke nisur imitimet e sjelljeve të Teas karshi Fisnikut dhe Veselit. Përpos kësaj ajo është sjellë shumë ashpër dhe me Tean, Fatjoni do të kuptojë sjelljen e të dashurës së tij.
Teksa ai e pyet se pse sillet ashpër me Tean ajo i përgjigjet po me pyetje: “çfarë folët ku ishit bashkë?”. Ajo është nën vëzhgimin e sjelljes së Teas që në sytë e saj ajo po i afrohet Fatjonit. Në një moment të ditës ajo ka vënë re se Fatjoni dhe Tea kanë qëndruar duke biseduar dhe pyet Fatjoni se për çfarë kanë folur. Ai i thotë se po flisnin për punën.
Xhensila nuk beson dhe pse Fatjoni i thotë se nuk ka asgjë për të xhelozuar. Ajo i thotë se ka besim tek ai por jo tek Tea , që i duket e çuditshme orët e fundit teksa thërret nëpër shtëpi vetëm emrin e Fatjonit. Ai i kërkon që të qetësohet se nuk ka asgjë për të xhelozuar dhe fillon ta përkëdhelë.
Magazina E Re - Random
Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri janë përfolur vazhdimisht në media për lidhjen dhe ndarjen e tyre.
Mirëpo, miqësia mes dy këngëtarëve vazhdon të jetë e paprekshme.
Ditë më parë, ata kanë performuar në të njëjtën skenë në një nga lokalet e Zvicrës, ndërkohë që edhe janë shoqëruar me njëri-tjetrin.
Ledri ka postuar në Instagram një fotografi nga prapaskena, në të cilën ndodhet me dikur të dashurën e tij, Dafinën, gjë që tregon se raportet e tyre vazhdojnë të jenë të afërta.
Magazina E Re - Random
Personat e famshëm njihen për martesat e tyre të shumta, por ata do të ishin martuar edhe më shpesh po të mos i kishin anuluar këto dasma.
Gazeta Shqip sjell disa prej të famshmëve që në momentet e fundit kanë hezituar të shkojnë në altar. Këta janë yjet të cilët u penduan në çastin e fundit dhe vendosën të mos martoheshin pavarësisht përgatitjeve.
Julia Roberts dhe Kiefer Sutherland
Aktorja e “Pretty Woman” në vitin 1991 thirri rreth 200 persona për të marrë pjesë në dasmën hollivudiane të saj dhe Jack Bauerit të sotëm, aktorit Kiefer Sutherland, atëherë 24 vjeç. Tre ditë përpara dasmës, Julia 23-vjeçare në atë kohë lajmëroi se dasma ishte shtyrë. Në fakt, kjo u bë njëherë e përgjithmonë, pasi dasma nuk u bë kurrë. Sutherland u akuzua në shtyp për jetë të shthurur ndërsa Roberts u largua për në Irlandë me mikun aktor të bashkëshortit të mundshëm nga filmi “The Lost Boys”, Jason Patric.

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez
Në vitin 2003, çifti Affleck-Lopez kishin alarmuar Hollivudin për planet e tyre të dasmës. Por katër ditë përpara se çifti të largohej për në Kaliforni, ku do të zhvillohej ceremonia, ata lajmëruan se po e shtynin për shkak të vëmendjes së madhe mediatike. Ben dhe Jennifer u ndanë njëherë e mirë katër muaj më pas.
Hugh Hefner dhe Crystal Harris
Më pak se një javë nga dasma e tyre e planifikuar më 18 qershor 2011, manjati i Playboy, Hugh Hefner dhe Crystal Harris anuluan gjithçka. “U tremba” – tha nusja e ardhshme Harris pas ndarjes. “Me kalimin e kohës kuptova se nuk ishte për mua, po ndodhnin gjërat shumë shpejt”. Megjithatë ajo këmbënguli se ndarja ishte e përbashkët. Sipas saj, manjati i Playboy kishte rënë dakord se martesa nuk ishte gjëja më e mirë për të dy. Në fund triumfoi dashuria. Çifti u martua në vigjilje të Vitit të Ri 2012.
Liam Gallagher dhe Patsy Kensit
Në shkurt 1997, këngëtari i Oasis, Liam Gallagher, dhe aktorja Patsy Kensit vendosën të martoheshin kur sipas tyre shtypi ndërhyrës dhe i fiksuar pas tyre anuloi planet. Ata ndërruan unazat dy muaj më pas në një ceremoni sekrete. Çifti u nda në vitin 2000.

Sidney Poitier dhe Diahann Carroll
Në vitin 1965, fituesi i çmimi Oskar, Sidney Poitier, lajmëroi se do të martohej me këngëtaren dhe aktoren Diahann Carroll kur të finalizohej divorci nga gruaja e tij brenda gjashtë javëve. Por gjashtë javët erdhën e ikën. Muaj më vonë, me divorcin ende të pafinalizuar, Poitier dhe Carroll hoqën dorë nga martesa dhe nga lidhja e tyre.
Diahann Carroll dhe David Frost
Ajo nuk ishte e vetmja herë kur Carroll ishte e pafat në një ceremoni martese. Në vitin 1972, Diahann dhe prezantuesi televiziv David Frost, lajmëruan se do të martoheshin në Pashkët e ardhshme, por teksa pranvera u afrua, ata e anuluan dasmën. Nuk u dha arsye. Dy javë më vonë, Carroll shkoi drejt altarit, por me një biznesmen nga Las Vegasi.
Roseanne Barr dhe Tom Arnold
Në dhjetor 1989, Roseanne, atëherë e njohur si Roseanne Barr, ishte një muaj larg dasmës së programuar më 20 janar 1990 me komikun Tom Arnold. Por më pas Arnold hyri në rehabilitim dhe ceremonia u anulua. Nuk u desh shumë që çifti të vazhdonte aty ku i la gjërat. Ata u divorcuan në vitin 1994.
Rory McIlroy dhe Caroline Wozniaki
Në vitin 2004, ftesat e dasmës ishin në kutinë postare për lojtarin e golfit Rory McIlroy dhe yllin e tenisit Caroline Wozniaki kur ai kuptoi se nuk ishte gati për të gjitha angazhimet që vinin me dasmën. Wozniaki më pas zbuloi se McIlroy u nda me të nëpërmjet telefonit. Në pesë minutat e para, ajo kishte menduar se ai po i bënte një shaka. “Isha e shokuar, mendoja se të paktën do të ma thoshte në sy” tha Ëozniaki në një shfaqje në një program televiziv. “Ishte vetëm një telefonatë dhe më pas nuk dëgjova më prej tij”.
Usher dhe Tameka Foster
Në vitin 2007, këngëtari fitues i një çmimi Grammy prenotoi kolegun Robin Thicke si këngëtar në dasmën e tij në qershor me Tameka Foster. Por në ditën e madhe, Usher dhe Foster e anuluan. Pas shumë spekulimeve, çifti tha se Foster shtatzënë kishte pasur një problem shëndetësor. Një muaj më vonë, ata u martuan në një ceremoni private. Ata u ndanë në vitin 2009, por patën dy djem të mrekullueshëm bashkë.
Sean Penn dhe Robin Wright
Historia e këtij çifti është me shumë ndarje dhe bashkime. Ata jetuan të martuar për 14 vjet. Çifti Penn-Wright e kishte lënë të martohej fillimisht në vitin 1990. Më pas ata u tërhoqën dhe u martuan në vitin 1996. Bënë së bashku dy fëmijë por pas disa vitesh gjërat filluan të kriseshin. Ata bënë kërkesë për divorc në 2007-n, por e tërhoqën. Më pas në prill 2009 Penn kërkoi divorcin dhe në maj u tërhoq. Bashkëshortja e tij Wright kërkoi divorcin në gusht 2009 dhe ata së fundmi u ndanë në 2010.

Magazina E Re
Këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila për shkak të zhvillimeve në jetën private nuk po merret me muzikë këto kohë, ka vendosur ti përkushtohet profesionalisht pasionit të saj, fotografisë.
Rezarta fotografon prej vitesh, por jo me këtë intensitet me të cilin po punon tani.
Një nga fotot e fundit të realizuara nga Rrezi, është një nuse e përgjakur, që duket sikur e ka ngrënë dikë.
Kjo foto është komentuar në mënyra të ndryshme, ndërkaq disa e kanë cilësuar si “të frikshme”.

Magazina E Re
ohnny Depp mund të dënohet me 10 vjet burg, pasi ka futur kontrabandë qentë e tij në Australi.
Aktori 51-vjeçar, i cili ka qenë në këtë vend për xhirimet e filmit “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”, ka futur qentë e tij në Australi pa i deklaruar.
Sipas gazetës “The Sydney Morning”, Depp mund të dënohet me 10 vjet burg ose të paguajë një gjobë prej 340 mijë dollarësh.
Ditën e hënë, Johnny Depp dhe bashkëshortja e tij prej tre muajsh, Amber Heard, janë fotografuar teksa kanë mbërritur në Amerikë me avionin e tyre privat.
Deri tani nuk ka asnjë deklaratë nga aktori i njohur për këtë incident, që duket se nuk do ta kalojë aq lehtë.
Magazina E Re - Random
Disa nga yjet tuaja të preferuara të ekranit nuk kanë qenë aspak të suksesshëm në shkollimin e tyre. Ata mund të kenë ndërtuar karriera të paimagjinueshme, por jo falë librave. Ja cilët janë ata.
Para se të fitonte rolin në filmin “Goodfather”, Al Pacino nuk ishte një yll. Posa kishte kryer shkollën fillore dhe kishte regjistruar atë të mesme, ai kishte vendosur ta braktisë atë, për të ndjekur një shkollë private të aktrimit.

Cameron Diaz kur ishte e re, ishte e bindur se do të bëhej manekine. Dhe prandaj ajo kishte vendosur që në moshën 17-vjeçe ta ndërpriste shkollimin, për t’iu përkushtuar modelimit. Pikërisht përmes modelimit, ajo ka arritur të depërtoj në Hollivud, ku gjendet edhe sot.

Dhe duke marrë parasysh se Drew Barrymor për herë të parë para kamerës është paraqitur si 11 muajshe, ndërsa në moshën 7-vjeçe është paraqitur në filmin hit “E.T.”, të mësuarit nuk vinte në shprehje. Ishte e qartë se ajo nuk e kishte të gjykuar që të përfundonte shkollën.
Njëri nga aktorët më të preferuar të Hollivudit, Johnny Depp, ka hequr dorë nga shkolla sepse donte të bëhej një yll roku. Kur ishte 13-vjeç, ai i është bashkuar bendit lokal “Flame”. Dhe në moshën 15-vjeçe, ai përfundimisht kishte braktisur shkollën. Kur bëheni një yll në moshë të re, shkollimi zakonisht nuk shkon me të.

Robert Downey Jr, asnjëherë nuk ka pasur probleme me fitimin e roleve, pasi qysh në moshën 5-vjeçe, ai ishte angazhuar në film së bashku me babanë. Mirëpo, në moshën 17-vjeçe, pasi babai dhe e ëma ishin ndarë, ai kishte hequr dorë nga shkolla.

Catherine Zeta-Jones në moshën 15-vjeçe ka hequr dorë nga shkollimi dhe ishte zhvendosur në Londër, ku i është përkushtuar karrierës së aktrimit. Që nga fëmijëria ka luajtur në një teatër lokal, prandaj ajo e dinte se është aktrimi me të cilin dëshiron të merret.

Magazina E Re
Kim Kardashian është shprehur falënderuese ndaj i Kanye West për stilin e veshjes, për të cilin shquhet sot. Sipas saj, bashkëshorti ka insistuar që ajo të vishet “pak më seksi”.
Gjatë një interviste dhënë për emisionin Live! With Kelly And Michael, 34-vjeçarja ka treguar përvojat e saja me reperin, lidhur me gardërobën dhe ndërrimin e stilit prej se është martuar.
Ajo ka deklaruar që në fillim të lidhjes së tyre, West ia ka pastruar dollapin duke hedhur kështu gjëra nga gardëroba e saj, të cilat, sipas tij, nuk kanë qenë ‘cool’, transmeton Koha.net.
Kardashian ka deklaruar se ajo ka qarë kur i ka parë rrobat dhe mbathjet e saj në këndin e mbeturinave.
Megjithatë, edhe pse ka qarë, ajo i ka besuar opinionit të bashkëshortit të saj, që më vonë i është shpaguar.
Magazina E Re
Olta Gixhari është një nga aktoret më seksi shqiptare.
Këtë gjë ajo e tregon edhe me një set fotosh që ka bërë për revistën “Story”, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se ish ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandar Arvizu, e kishte ‘pikë të dobët’ aktoren shqiptare, të cilës, ia kishte shprehur dashurinë edhe në një emision televiziv.
Arvizu kishte thënë se nuk do ta braktis Shqipërinë, nëse këtë bukuroshja shqiptare ia kërkon.


Magazina E Re - Random
Është duke u përfolur se piloti i Formula 1, Lewis Hamilton, është në lidhje dashurie me modelen Kendall Jenner.
Spekulimet kanë filluar pasi 19-vjeçarja është parë duke e mbajtur në qafë zinxhirin e arit të 30-vjeçarit gjatë fundjavës në Monako, raporton Daily Mail. Ndërkaq, ata janë argëtuar bashkë edhe në një jaht.
Kjo lidhje, sipas thashethemeve, thuhet të jetë përkrahur dhe shtyrë nga nëna e yllit të reality shoë “Keeping Up with the Kardashians”, Kris Jenner, që njëkohësisht njihet të jetë edhe menaxhere e modeles, transmeton Koha.net.
“Ajo me të vërtetë dëshiron që Kendall të jetë bashkë me Lewis”.
“Ata janë afruar kohët e fundit si miq dhe ajo mendon se Hamilton është perfekt për bijën e saj”, ka thënë një burim i afërt me nënën e Kendall.





Magazina E Re
Soni Malaj është padyshim njëra prej këngëtareve më seksi të estradës.
Madje, vet këngëtarja simpatike shpesh ka shpërndarë këshilla në rrjetet sociale se si femrat mund të arrijnë forma të bukura trupore, transmeton Telegrafi.
Dhe rezultati i këtij përkushtimi janë padyshim kjo që po shihni në fotografitë e publikuar në Instagram.
Soni duket perfekte dhe madhështore në fustanin pink të ndezur me të cilin u paraqit në mbrëmjen e “X Factor”.
Magazina E Re
Subscribe to:
Posts (Atom)









