Select Menu

Random Posts

Magazina e Re. Powered by Blogger.

Fashion

Magazina E Re

Mistere

LifeStyle

Shëndetësi

Rozë

Arte


ë rralla janë rastet sikur kjo, që motra me motër të përngjajnë aq sa të duken si binjake.

Këngëtarja jonë, e cila mban edhe epitetin bukuroshja e estradës shqiptare, Adelina Tahiri, jo rrallë poston edhe foto me familjarët e vet, nga të cilat më shumë bien në sy fotografitë me motrën, e cila shumë përngjan në Adelinën, e cila pos këndimit është edhe imazh publicitar i shumë kompanive të njohura të Maqedonisë.
Se e motra e saj, e cila është ende fëmijë, a do vazhdojë rrugën e Adelinës apo çfarë janë ambiciet e saj, presim e shohim…
-

Dizajnerja kosovare Blerina Kllokoqi dhe burri i saj, djali i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Mendimi, sot festojnë 8 vjetorin e martesës.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet Blerina përmes dy fotove të hedhura në Facebook përmes së cilave e ka falënderuar burrin e saj për kurajon dhe vullnetin që ja ka dhuruar për këto 8 vite.
Blerina fotografitë i kishte zgjedhur nga dasmat, në njërën ishte vetëm me Mendimin ndërsa tjetra e gjithë familja përballë portretit të presidentit të ndjerë.
Çifti Rugova gëzojnë një jetë të lumtur familjare dhe këtë lumturi pa dyshim që e shtojnë dy fëmijët e tyre.
-


Moderatori amerikan, Jimmy Fallon, njihet për surprizat që iu përgatit mysafirëve në shfaqjen e tij, “The Tonight Show”.

Këtë herë, ai ftoi si mysafire aktoren 48-vjeçare Halle Berryn, me të cilin bëri disa rrotullime seksi, transmeton Telegrafi.
Në fakt, në pjesën e emisionit të titulluar “Ja se si ne rrotullohemi”, fituesja e Oscarit dhe moderatori amerikan janë kapur dorë-dore dhe janë rrotulluar.
Në fillim të pikës, Fallon u shtri në dysheme, përkatësisht u gjend nën fustanin e aktores, e cila ka bërë që Berry fillimisht të ngurroj që të kryhet kjo skenë, duke i kërkuar Fallonit t’i mbyllë sytë.


-

Deri më tash manekinet e Victoria’s Secret janë kritikuar sepse shumëkush konsiderojnë se po vendosin standarde joreale të bukurisë për femrat nëpër gjithë botën.

Edhe pse të gjithë e dimë se fotografitë e tyre profesionale përpunohen edhe nga disa herë, vërteta është se ato duken të shkëlqyeshme edhe pa grim e edhe pa Photoshop.
Derisa kënaqeshin në detin turk, bukuroshet e Victoria’s Secret bënë disa fotografi që u përpunuan dhe në të cilat dukeshin njësoj – të përkryera.
Në fotografi shihni manekinet Kelly Gale, Elsa Hosk dhe Monika "Jac" Jagaciak.

Aktorja me famë botërore, Jessica Alba, thotë se fitnesi ia shpif pavarësisht se i ka ndihmuar të bëjë trup të mrekullueshëm.

34-vjeçarja ka treguar për revistën “Shape” se gjen kohë për ushtrime edhe pse është vazhdimisht e ngarkuar me përkujdesjen ndaj fëmijëve, me incizime të filmave dhe udhëheqjen e kompanisë së saj “Honest”.
Edhe pse thotë se fitnesi nuk i pëlqen, aktorja, nënë e dy fëmijëve, nuk ka përtuar të tregojë linjat seksi në disa fotografi me bikini.
“Nuk do të gënjej. Ushtrimet ta shpifin. Më duhet të djersitem shumë ose ndihem sikur s’kam bërë asgjë. Kur i kam veç 30 minuta bëj lloj-lloj ushtrime”, ka thënë aktorja e njohur.
“Ia atribuoj trupin tim arteve luftarake, gjimnastikës, vallëzimit dhe ushtrimeve të forta që i bëra gjatë incizimeve të “Dark Angel”. Kjo më ka bërë më të fortë dhe të ndihem më mirë”, ka thënë ajo.




Modelja shqiptare Emina Cunmulaj, me një video të shpërndarë në Instagram, u ka treguar fansave një tjetër anë të saj.

Ajo shfaqet duke bërë “stretching” dhe nxjerr në pah aftësi të jashtëzakonshme prej gjimnastje.
Për më shumë shihni videon