Random Posts
Magazina e Re. Powered by Blogger.
Fashion
Magazina E Re
Mistere
‹
›
LifeStyle
Shëndetësi
Rozë
Arte
Shkatërrimi i qytetit antik sirian të Palmiras, nën kontrollin i ISIS-it, do të jetë një humbje e madhe për njerëzimin, deklaroi sot drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova.
“Palmira është një zonë e jashtëzakonshme e trashëgimisë botërore në shkretëtirë dhe shkatërrimi i saj do të jetë jo vetëm një krim lufte, por edhe një humbje e madhe për njerëzimin”, theksoi Bokova.
Ajo i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së, liderëve politikë dhe atyre fetarë mbrojtjen e këtij qyteti.
ISIS-i mori sot kontrollin e plotë të Palmiras në shkretëtirën siriane.
E ndodhur 210 kilometra në verilindje të Damaskut, e ashtuquajtura ”perla e shkretëtirës”, Palmira ishte një oaz që shërbente si pikë kalimi për karvanet mes Gjirit dhe Mesdheut si edhe udhëkryq i civilizimeve antik.
Arte
Autori hungarez László Krasznahorkai, fjalitë e cilit thurin paragrafë që, siç i ka quajtur përkthyesi George Szitres, janë “rrjedhje e ngadalshme e llavës së narracionit, të tipit të një lumi të madh të zi”, ka fituar çmimin “Man Booker International” për “arritjet në skenën botërore të letërsisë artistike”.
Kryetarja e jurisë, akademikja dhe shkrimtarja Marina Warner, krijimtarinë e Krasznahorkait e ka krahasuar me atë të Kafkës - me heroin e vetë autorit - dhe me atë Beckettit, shkruan The Guardian. “Mendoj se kemi hasur në dikë të atij rangu”, ka thënë ajo.
“Ky është truku që shkrimtarët më të mirë e tregojnë; të japin emocionin e të panjohurës...dhe pas një kohe ata në mënyrë imagjinuese kthehen tek ju. Ne themi, ‘është sikur të jemi në storien e Kafkës’; besoj se shumë shpejt do të themi se është sikur të jemi në storien e Krasznahorkait”, ka shtuar ajo.
Fituesi i “Man Bookerit” merr një shpërblim prej 84 mijë eurosh përderisa me këtë çmim nderohen autorët që ende janë gjallë, qoftë për vepër të shkruar në anglisht ose e përkthyer në anglisht. Ky çmim në të kaluarën i ka takuar autorit nga Shqipëria Ismail Kadare, autorit Chinua Achebe nga Nigeria, dy amerikanëve Philip Roth dhe Lydia Davis dhe kanadezes Alice Munro.
Krasznahorkai sivjet ishte njëri prej 10 shkrimtarëve në listën e ngushtë për këtë çmim, bashkë me autorët Amitav Ghosh nga India, Ibrahim al-Koni nga Libia, Mia Couto nga Mozambiku dhe Howe Fanny nga Amerika.
“Ne do të preferonim që të mos ishim të detyruar të zgjidhnim fitues – secili prej 10 shkrimtarëve është me të vërtetë i mrekullueshëm, secili në mënyrë të ndryshme, çdonjëri prej tyre e shpërblen lexuesin dhe e meriton çmimin”, ka thënë Warner.
Por ajo ka thënë se Krasznahorkai ishte “shkrimtar vizionar me intensitet të jashtëzakonshëm dhe ka një linjë vokale e cila kap cilësinë e ekzistencës së sotme në skenat që janë të tmerrshme, të çuditshme, tronditëse, komike dhe shpesh të bukura”. Sipas saj, vepra e tij është servuar në mënyrë të shkëlqyeshme nga përkthyesit George Szirtes dhe Ottilie Mulzet, të cilët do të ndajnë çmimin për përkthim në vlerë prej 21 mijë eurosh.
Romani i parë i autorit, “Satantango”, ishte pritur shumë mirë në Hungari kur ishte botuar në vitin 1985, derisa më vonë është përshtatur në version filmik nga filmbërësi Bela Tarr në bashkëpunim me Krasznahorkait. Historia që shpalos kjo komedi e zezë për qytetin e zymtë hungarez, ku banorët e dehur rrëmbehen nga vizitorët të cilët mund të jenë shejtanë, nuk ishte përkthyer në anglisht deri në vitin 2012.
Krasznahorkai, pas kësaj vepre, në vitin 1989, shkroi “Melancholy of Resistance” - e botuar në anglisht në vitin 1998 - ku një histeri e dhunshme nis të ndodhë pas ardhjes së cirkut dhe vdekjes së një balene në një qytet të vogël në Hungari. Me këtë roman ai fitoi çmimin “German Bestenliste” për veprën më të mirë letrare të vitit. Juria ndërkombëtare e “Man Booker” ka lëshuar një deklaratë për media.
“Libri si tërësi mund të përshkruhet si vizion, satirë dhe profeci e një province historike që shkon me emrin e qytetërimit perëndimor”, ka shkruar juria.
Autori ka fituar edhe çmime të tjera për letërsi, duke përfshirë edhe atë më të njohurin në Hungari, çmimin “Kossuth”, si dhe çmimin e librit më të mirë të përkthyer në ShBA, për dy vjet me radhë. Çmimet më të mëdha i ka marrë për “Seiobo There Below”, i publikuar në Britani, ku perëndesha japoneze Seiobo kthehet në tokë.
“’Melancholy of Resistance’, ‘Satantango’ dhe ‘Seiobo There Below’ janë vepra të mrekullueshme me imagjinatë të thellë dhe pasion kompleks, ku komedia humane është në epërsi me dhimbjen”, ka thënë Warner. “Ai ka dy periudha të ndryshme, të hershmet nga vitet ’80, kur shkroi romanet apokaliptike, të errëta, rreth qyteteve të vogla, njerëzve të vegjël që shkatërrohen. Më pas ai kalon në fazën e bukur dhe ndriçuese, nga e cila kemi edhe ‘Seiobo’ në anglisht. Me të vërtetë është një libër i jashtëzakonshëm”, ka shtuar ajo.
Warner e ka cilësuar prozën e Krasznahorkai “absolutisht të shkëlqyer” dhe “eksperiencë emocionuese për ta lexuar”. “Stili i jashtëzakonshëm i tij, të cilin njerëzit ndonjëherë mundohen ta kundërshtojnë, nëse e mendon si si muzikë, në fillim nuk e di ku gjendesh, është e panjohur dhe më pas nis të bëhet natyrale, ritmi të tërheq brenda teksa vazhdon leximin”, ka thënë Warner. “Është i vështirë njëjtë sikurse edhe Beckett apo sikur te Dante. Edhe Kafka e ka atë cilësi”, ka shtuar ajo.
Epigrafi i “Satantango” është marrë nga Kafka - “Në këtë rast do ta humbas duke pritur” - dhe autori i ka thënë “The Guardian” në fillim të muajit se ai ka vetëm një hero: “K, në veprat e Kafkës. Gjithmonë e përcjell”.
“Kur nuk e lexoj Kafkën e mendoj atë. Kur nuk mendoj për të e ndiej mungesën e të menduarit për të. Teksa për një kohë nuk mendoj për të, i marr veprat e tij dhe i rilexoj”, ka thënë autori në një intervistë për “The White Review”.
Në deklaratë Warner dhe kolegët e saj, profesori Wen-chin Ouyang, autorët Nadeem Aslam e Elleke Boehmer dhe drejtori i “New York Review Books Classics”, Edwin Frank, e kanë vlerësuar Krasznahorkai për fjalitë e tij.
“Fjali të jashtëzakonshme, fjali me gjatësi të mrekullueshme, toni i të cilave ndryshon nga serioziteti në çmenduri, teksa ndjekin rrugën e tyre të pabindur; fjali epike që mbledhin të gjitha gjërat e çuditshme dhe të papritura teksa i ikin pashmangshmërisë në paragrafët që janë po aq monumentalë sa janë edhe të ashpër e muzikorë”, shkruhet në deklaratën e tyre.
Krasznahorkai është botuar në pjesë të vogla i përkthyer në anglisht, nga “Tuskar Rock”, i cili botoi “Seiobo” në Britani, por ai numëron disa emra të mëdhenj në mesin e fansave të tij. Shkrimtari W.G. Sebald kishte thënë se “universaliteti i vizionit të Krasznahorkai i bën konkurrencë ‘Dead Souls’ të Gogolit dhe tejkalon edhe shqetësimet më të vogla të shkrimit bashkëkohor”, ndërsa Susan Sontag e ka quajtur “mjeshtri hungarez bashkëkohor i apokalipsit, i cili krahasohet me Gogolin dhe Melvillen”.
“Mendoj se Colm Tobin - i cili aranzhoi takimin e agjentit të autorit, Peter Straus me ‘Tuskar Rock’- është frustruar, sepse askush nuk po tregonte interesim që ta botojë ‘Seiobo’ në anglisht, saqë vendosi ta bënte vetë”, ka thënë Warner.
“Pjesërisht është mendjengushtësi e sferës anglishtfolëse, sepse kemi gjuhë dominuese....por shumica e këtyre shkrimtarëve janë shumë të njohur. Ibrahim al-Koni ka fituar një numër të madh të çmimeve gjithkund, po aq sa edhe Krasznahorkai. Por veprat artistike ende përkthehen pak këndej”, ka shtuar ajo.
Folegjenda: “Kur nuk e lexoj Kafkën, e mendoj atë. Kur nuk mendoj për të e ndiej mungesën e të menduarit për të. Teksa për një kohë nuk mendoj për të, i marr veprat e tij dhe i rilexoj”, kishte thënë László Krasznahorkai, i cili pos me Kafkën është krahasuar edhe me Beckettin e emra të tjerë të mëdhenj.
Arte
Në janarin e vitit 1945, Lufta e Dytë Botërore po i afrohej fundit. Forcat aleate kishin qenë duke e çliruar Evropën e pushtuar Perëndimore qëkur ata zbarkuan në bregun e Atlantikut në qershor të vitit 1944, shkruan DW. Në të njëjtën kohë, Armata e Kuqe po marshonte drejt Berlinit, duke e zmbrapsur Wehramachtin.
Miliona njerëz po largoheshin nga fronti perëndimor. Mes refugjatëve kishte mijëra holandezë, belgë e francezë që ishin burgosur në kohën e luftës në territoret e okupuara gjermane. René Tardi ishte njëri prej tyre.
Më 22 maj të vitit 1940, shoferi francez i tankut ishte zënë rob nga gjermanët në Lorraine dhe ishte burgosur në kampin “Stalag IIB” në Pomerania, që tani është Poloni, përcjell sot Koha Ditore.
Situata politike kishte marrë teposhtëzën më 1945 derisa trupat sovjetike po bënin presion në drejtim të perëndimit. Wehrmacht e shpërbën kampin e të burgosurve duke dërguar të burgosurit në një marsh të gjatë drejt perëndimit. Edhe pse ata ishin të dobishëm për gjermanët si pengje në negociatat me forcat aleate, ishin keqtrajtuar dhe ngacmuar.
René Tardi kishte dokumentuar eksperiencën e tij duke e përmbledhur në një ditar deri në fund të luftës dhe kthimit të tij të mëvonshëm në Francë.
Djali i tij, Jacques Tardi, i lindur më 1946, i ka ripërpunuar këto kujtime duke i kthyer në roman grafik.
Pjesa e parë, që fokusohet në kujtimet e babait të tij, në Hammerstein, Pomerania, ishte publikuar më 2012. Pjesa e dytë përshkruan kohën qysh prej janarit të vitit 1945 deri në kohën e kthimit të tij në Francë në maj. Edhe pse nuk është publikuar ende në anglisht, titulli i librit përkthehet "I, René Tardi, prisoner of war in Stalag IIB: the long march through Germany" (Unë, René Tardi, i burgosur i luftës në Stalag IIB: marshimi i gjatë nëpër Gjermani).
Së paku në Gjermani, ky është një vështrim për fundin e luftës që jo shumë kanë guxuar ta bëjnë. Nuk është version hollywoodian për heronjtë çlirues aleatë, e as rrëfim për gjermanët e kujdesshëm duke i bërë bisht Armatës së Kuqe.
Në muajt e fundit të luftës nuk ka pasur heronj. Të burgosurit francezë të luftës ishin mposhtur pesë vjet më parë nga nazistët. Asokohe ata ishin humbësit e luftës derisa balancimi i pushteteve ndryshoi gjatë muajve vijues kur ish-shtypësit e mposhtur e shfrytëzuan rastin të mbushin vakuumin e pushtetit. E prapë, ata nuk u bënë fitues. Muajt e fundit ishin shënuar me uri, poshtërim dhe pushtet absolut.
Romani grafik i Tardit është një vështrim i pakursyer për muajt e fundit të luftës. Ditari i babait të tij plotësohet herë pas here me komentet e artistit. Ai madje ka vizatuar një figurë të vetën si djalosh i vogël në romanin grafik. Djaloshi flet me të atin, duke i bërë pyetje. Në këtë mënyrë i riu Tardi shton informata për bombardimet ajrore, frontet lindore e perëndimore, çlirimin e kampeve të përqendrimit dhe vetëvrasjen e lidershipit nazist.
Fjalimi i tij prek edhe fatkeqësinë detare të anijes “Wilhem Gustloff”, që po bartte gjermanët të cilët kishin ikur nga ushtarët rusë: bombardimin e Dresdenit nga forcat aleate dhe marshet e vdekjes nga kampet e përqendrimit. Asgjë nuk është e zbukuruar në këto pamje të qarta, “të pista” të kombinuara edhe me fjalë të tilla.
Romani grafik është i kompozuar thuajse krejtësisht bardhë e zi - deri në kohën kur pozitat e pushtetit ndryshojnë, meqë Gjermania humb luftën. Në atë moment, shpërthen lufta mes të burgosurve të luftës, duke kulmuar me ngjarjet kur rojat e shfrenuara të burgut i varin ata nëpër pemë.
Ngjyra shtohet vetëm në imazhet e faqeve të fundit, kur René Tardi rikthehet tek gruaja e tij në Francë në përpjekje për të rivendosur normalitetin.
Arte
Më 26 maj me fillim nga ora 19:00 në Muzeun Historik Kombëtar artistja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, prezanton në Tiranë dokumentarin “Dear Albania”, njoftohet kështu në një lajmërim të Ministrisë së Kulturës në Shqipëri.
“Dear Albania” është dokumentar që përshkruan një rrugëtim në 15 qytete të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Tetovën e Prishtinën, në një guidë turistike promovuese për traditat, besimin dhe turizmin shqiptar.
Hyrja është falas.
Dushku gjithashtu do të qëndrojë edhe në Prishtinë më 28 maj në gala mbrëmjen e Fondit Kosovaro-Amerikan të Edukimit.
Arte
Rrëfimi i prizrenases Didara Dukagjini – Xhorgjeviq është shkruar në libër për të përshkruar modelin e trajtimit të grave në kohën e socializmit.
Antropologia Miroslava Malesheviq në vitin 2004 këtë rrëfim do ta hidhte në letër. Kur organizata “Center for Women Studies” nga Praga i kishte kërkuar Malesheviqit një rrëfim interesant të grave përmes së cilave do të kuptohej më mirë socializmi, ajo e kishte menduar menjëherë Didaran.
Rrëfimi i saj ka shërbyer si një lloj fotografie e dëshmi për fillimin dhe fundin e socializmit, dhe të gjitha gjërat e atyre që janë menduar me modernizim. Ajo ka qenë pjesë e aktivizimeve politike, ka marrë pjesë në kurse kundër analfabetizmit në Kosovë dhe ka qenë e martuar me një burrë, i cili nuk është shqiptar. Malesheviq e quan rrëfimin e saj si një model i çlirimit të grave që ka shërbyer si për shqiptarët ashtu edhe për serbët.
“Ajo ka jetuar si fitimtare, sepse ka nxjerrë më të mirat e kohës dhe ka jetuar me atë kuptimin që kishte ish-Jugosllavia, që ishte bashkimi i vlerave”, ka thënë Malesheviq. Siç ka shpjeguar ajo, në kurset e analfabetizmit që janë organizuar nga Fronti i Grave Antifashiste të ish-Jugosllavisë, Dukagjini – Xhorgjeviq ka qenë mësuese, arsimtare.
“Ajo nuk e kishte sensin e feminizmit të cilin e kemi sot, por për të ishin tri elemente shumë të rëndësishme: shkollimi, punësimi dhe siguria ekonomike”, ka shtuar Malesheviq. Këto detaje ajo i ka shpalosur të dielën gjatë debatit “Hajde t’flasim për gjininë loçkë”. Ky debat u mbajt në kuadër të edicionit të pestë të festivalit ndërkombëtar të letërsisë “Polip”, i cili organizohet nga qendra “Multimedia” në Prishtinë dhe “RK LINKS / Beton International” në Beograd. Përgjatë tri ditëve u diskutua për tema që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes, ndërsa debati i fundit u përqendrua në rolin e femrës në letërsi.
Poetja dhe eseistja Ervina Halili, e cila ishte po ashtu pjesë e panelit, tek ka marrë si shembull rrëfimin e Didaras, ka thënë se ajo duhet ta ketë kuptuar feminizmin, por nuk ka pasur ide për feminizmin e institucionalizuar.
“Feminizmi në letërsi ka nisur shumë më herët se ai institucionalizuar. Me këtë po them për feminizmin si ideologji. Feminizmi ka nisur në vitet ’60 pas marksizmit, ndërsa feminizmi në letërsi nisi shumë më parë, ndoshta me librin e parë të Jane Austin”, ka thënë Halili, tek si shembull ka marrë librin e botuar në vitin 1811 nga James Austin, “Sense and Sensibility”, ku në vend të emrit të autorit të librit ka qenë mbishkrimi “From a Lady”.
Në panel përveç Malesheviq ishte edhe dramaturgia Tanja Shljivar. Ajo ka treguar për një rubrikë të cilën e përgatit gazeta “Blic”, ku botohen emrat e shkrimtarëve jokualitativë.
“Për çudi aty vendin e parë e zënë femrat. Nuk është se nuk ka burra të tillë, por mediet kështu e konceptojnë, kinse të tregohet se ka letërsi të keqe, e janë gratë ato që e bëjnë”, ka thënë Shljivar.
Sipas saj, femrat zakonisht hyjnë në kategorinë që “shkruajnë për emocione, e në momentin që nisin të shkruajnë për trupat e tyre shihen si qenie histerike që janë në ajër e ne duhet t’i kontrollojmë”.
“ Mendoj se duhet të gjithë të jemi kundër feminizmit të letërsisë së keqe. Nuk është letërsia e dobët sinonim me gratë”, ka shtuar ajo.
Dramaturgia Fjolla Hoxha, po ashtu pjesë e panelit, ka thënë se shoqëria kosovare ka përfituar pas luftës, pas hapjes së mundësive për të vizituar vende të tjera, të cilat kanë shërbyer në hapjen e horizonteve.
“Kështu që një mundësi e tillë u është dhënë shumë vajzave dhe janë bërë shumë prurje. Prandaj shumë nuanca të feminizmit po mundohen të lirohen dhe të plasohen edhe pse shumë pak në letërsi dhe dramaturgji”, ka thënë Hoxha. Pas debatit, në sallën e qendrës “Multimedia” festivali u përmbyll me lexime.
E gjatë ditës së shtunë në kuadër të temës së përgjithshme të festivalit “Hajde t’flasim për lirinë” janë zhvilluar dy debate. Panelistë në temën “Si ta mbrojmë lirinë e mediave?” kanë qenë gazetarja e shkrimtarja Elke Schmitter nga Gjermania, shkrimtari dhe gazetari Ralph Hammerthaler, po ashtu nga Gjermania dhe Sasha Iliq nga Serbia. Ishte paralajmëruar edhe pjesëmarrja e gazetarit të njohur gjerman Hubert Spiegel, por ai nuk qe i pranishëm.
Iliq ka thënë se kur flitet për lirinë e mediave në Serbi mund të merret parasysh gjithë rajoni. Sipas tij, politika ka ndikim të fortë në mediat serbe. Ka treguar se disa herë është marrë në pyetje nga policia për artikujt e tij dhe me të pranishmit ka ndarë një nga proceset e marrjes në pyetje. Ka thënë se kishte shkruar një artikull satirik dhe policia nuk e kishte idenë se çfarë është satira.
“Fillimisht unë flisja dhe eprori policor i diktonte fjalët e mia shkruesit të procesverbalit. Në një moment ai më tha: diktoni ju direkt sepse nuk ju kuptoj”, ka thënë Iliq.
Ndërsa Elke Schmitter e Ralph Hammerthaler, të dy janë dakorduar se në Gjermani mediat kanë probleme strukturore dhe jo politike.
“Problemi është se 60 për qind e të ardhurave të gazetave sigurohen nga marketingu e vetëm 40 për qind nga blerja”, ka thënë Schmitter. Teksa Iliq shpjegonte hallet e tij për artikullin satirik, dy gazetarët gjermanë kanë thënë se nuk e preferojnë edhe shumë të shkruarit në mënyrë satirike.
Në debatin e dytë me temën “Liria dhe shtypja në shtetet e Ballkanit: Krijimi i alternativave kulturore dhe politike si platformë për të ardhme të përbashkët”, kanë marrë pjesë Arian Leka nga Shqipëria dhe Marko Pogaçar nga Kroacia. Për pjesëmarrje në këtë debat ishin paralajmëruar edhe Biljana Srbljanoviq dhe Veton Surroi.
Tek ka folur për letërsinë në Shqipëri, Leka ka thënë se e kaluara jonë është pjesë e mentalitetit shqiptar.
“Është një kulturë e kthyer me fytyrë nga deti, por edhe me shpinë nga deti. E kam fjalën edhe për kulturën politike që trashëgoi dy perandori të lindjes, Perandorinë Osmane dhe komunizmin. Pra liria është ende informale”, ka thënë Leka.
Sipas tij, për 25 vjet shumë shkrimtarë shqiptarë janë bërë pjesë e politikës dhe ata gjenden në çdo segment të jetës duke nisur nga politika, në gjyqësi, parlament e në media.
“Kjo e vë profesionin e shkrimtarit në një gjendje të rrezikuar sepse sikur ecin në një fushë minash. Përballë tyre janë gjithnjë në pushtet, është gjithmonë një pushtet tjetër që është letërsia”, ka thënë Leka.
Sipas tij, kjo bën që shkrimtari të mos parafytyrohet sikur një gur natyral me thepa dhe majë, por sikur Buda, i rrumbullakët.
“Këta njerëz shfaqen në media, por kurrë për të protestuar. Ata japin këshilla vëllazërore, sepse janë pjesë e pushteteve”, ka thënë ai, tek ka përmendur edhe rastin e Ben Blushit, i cili nga të qenit mysafir i një festivali të letërsisë në Shkup ka shkuar dhe është prezantuar si politikan në Kumanovë.
“Shkrimtarët si Kongoli e Tupja, që janë pjesë e këtij festivali, janë një lloj Don Kishoti që lufton vetëm me pendë. Përballë tyre gjithmonë janë pushtetet”, ka thënë ai. Në mbrëmjen e së shtunës leximet kanë filluar me Veton Surroin, i cili ka lexuar disa faqe nga libri i tij “Miliarderi”, për të vazhduar leximet me Tanja Shljivar, Marko Pogaçar, Stanislava Chrobáková Repar, Edmond Tupja, Elke Schmitter dhe Ervina Halili.
Arte
Hetimi për vrasjen e legjendës së bluzit, BB King tashmë ka filluar pasi që dy të bijat e tij pohojnë se ai ishte helmuar. Karen Williams dhe Patty King, thanë se muzikantit i ishin dhënë substanca të panjohura të cilat i shkaktuan vdekjen. Sipas tyre këto substanca atij ia kishte dhënë menaxheri i tij i biznesit, Laverne Toney.
Avokatët e trashëgimisë së Kingut, thonë se pohimet janë të pabaza dhe mosrespektuese. Por mundësia e vrasjes tani do të hetohet nga prokuroria dhe policia e Nevadas.
Prokurori, John Fudenberg, i kishte thënë CNN, se rezultatet e autopsisë fillestare nuk kanë dhënë dëshmi që do të mbështesnin këto pohime të të bijave të Kingut.Sidoqoftë, ai shtoi se rezultatet e plota të mjekësisë ligjore do të vonojnë 6-8 javë që të jenë gati.
King vdiq në gjumë në shtëpinë e tij në Las Vegas me 14 maj në moshën 89 vjeçare. Në atë kohë mjeku dhe prokuroria thanë se ai vdiq si pasojë e një seri të sulmeve të vogla që ndërlidheshin me diabetin që kishte të tipit 2.
Por të bijat e kitaristit pohojnë se asistentët personal të tij, Toney dhe Myron Johnson i kishin dhënë ilaçe të ndryshme që ai të përjetonte shok diabeti.
Ato shtuan se King ishte privuar nga e gjithë familja, disa javë para vdekjes së tij dhe se Toney e Johnson ishin të vetmin njerëz që qëndronin me të.
Toney, avokat i pasurisë së King, i ka mohuar ashpër këto pohime. “Ato vazhdimisht më akuzojnë. Këtu s’ka asgjë të re” kishte thënë ai për Associated Press.
Ai po ashtu i karakterizoi akuzat si qesharake.
“Shpresoj se ato kanë fakte bazë dhe mund të dëshmojnë këto akuza që i kanë” tha Brent Bryson.
Më herët këtë vit, Patty King, Karen Williams dhe e bija e tretë Rita Ëashington shkuan në gjykatë duke e akuzuar Toney për neglizhencë, por rasti mori fund në mungesë të dëshmive.
King u lind me 16 shtator 1925, dhe për një kohë të gjatë në fëmijërinë e tij, ishte mbledhës i pambukut para se të fillonte të ekzekutonte kitarën.
I konsideruar njëri prej kitaristëve më të mëdhenj në botë, ai njihej për notat e tij të ashpra.
Ai kishte inspiruar gjenerata të tëra pas tij, derisa ishte pranuan në të dyja Rock ‘n Roll Hall of Fame dhe Blues Fondation Hall of Fame.
Ai u martua dy herë dhe kishte 15 fëmijë biologjikë dhe të birësuar, 11 prej të cilëve janë ende gjallë, transmeton Koha.net. Funerali i tij pritet të mbahet të premten në Mississippi. E hetimet, sipas prokurorisë nuk do të vonojnë ceremoninë e varrimit.
Arte - Random
Nëpër rrugët e metrotë e New Yorkut është shpërndarë posteri i cili paralajmëron festivalin që për tri ditë e shndërron qytetin amerikan në qendër arti. “Ideas City”, festivali bienal që tubon mbi 50 mijë njerëz në publik sivjet realizohet nën moton “Qyteti i padukshëm”.
Rreth 100 aktivitete janë paralajmëruar të mbahen midis datave 28 e 30 të këtij muaji. Për herë të parë, pjesë e këtij festivali është bërë kitaristi nga Kosova, që jeton në Amerikë, Taulant Mehmeti. Projekti në të cilin është i përfshirë Mehmeti titullohet “I will play your Soul” dhe është bashkëpunim ndërmjet “Albanian Institute”, “Arte Institute” dhe “New Museum”, që organizon “Ideas City” qysh prej vitit 2011. I themeluar më 1977 “New Museum” që e organizon këtë festival është një ndër muzetë më të mëdhenj në New York dhe e vetmja qendër e përcaktuar ekskluzivisht për artin bashkëkohor.
Taulant Mehmeti - i cili në mars të këtij viti interpretoi në klubin më të famshëm të jazzit në botë, “Blue Note” përkrah me jazz kitaristin me nam Vic Juris - i ka thënë “Kohës Ditore” se “I will play your Soul” do të realizohet nëpërmjet improvizimit të një melodie të inspiruar nga fotografitë “selfie”.
“Artistja e artit pamor nga Portugalia, Joana Ricou, që jeton në Brooklyn, do të fotografojë ‘selfies’ nga audienca dhe objektet e tyre personale. Renato Diaz, pianist nga Portugalia, që është kompozitor dhe profesor i pianos në ‘New York University’ dhe unë do të improvizojmë melodi të inspiruara nga ‘selfie’”, ka shpjeguar Mehmeti.
Mehmeti (23) thotë se pjesëmarrja në “Ideas City” është ndër më të rëndësishmet në karrierën e tij.
“Meqenëse kjo bienale - festival konsiderohet të jetë njëra ndër performancat më të mëdha në New York, patjetër që përvoja direkte që lidhet me këtë nuk ka çmim, sidomos për një artist të ri në moshë”, ka thënë ai. Mehmeti, i cili aktualisht është student i “New School for Jazz and Contemporary Music”, në vitin 2011 ishte pjesë e bendit “Trio of Love” që debutoi në festivalin “Prishtina Jazz Festival”.
Kurator i këtij projekti është Dino Korça, që po ashtu është drejtues i “Albanian Institute”. Ai thotë se pjesëmarrja në një festival të tillë është mjaft e rëndësishme.
“Sidomos tredimensionaliteti që përmban: artist nga Kosova bashkë me dy artistë nga Bashkimi Evropian zhvillojnë një performancë interaktive me audiencën amerikane të New Yorkut”, ka thënë Korça. Sipas tij, pjesëmarrja me këtë projekt avancon dukshmërinë e Kosovës dhe krijon perceptim pozitiv për këtë vend, meqë Kosova po provon të bëhet pjesë e BE-së dhe nëpërmjet artit mund të krijohen ura.
Në dy edicionet e mëparshme, “Ideas City” ka tërhequr vëmendje të madhe. Motoja e edicionit të sivjetmë “Qyteti i padukshëm” është homazh për kryeveprën letrare të Italo Calvianos, të vitit 1972 “Qytetet sikur ëndrrat, krijohen nga dëshira dhe frika”.
Sipas asaj që është shkruar në ueb - faqen zyrtare të “Ideas City”, kjo temë shërben si platformë për t’i shqyrtuar nëpërmjet artit pyetjet që lidhen me transparencën, shtetësinë dhe reprezentimin, shprehjen e mohimin e shprehjes, pjesëmarrjen dhe mospajtimin.
“Ideas City” shqyrton të ardhmen e qyteteve me kulturën si një forcë shtytëse. Si ndërmarrje bashkëpunuese, qytetare e kreative, festivali ndërton misionin e ‘New Museum’, që është ‘art i ri, ide të reja’, duke e zgjeruar atë përtej mureve të Muzeut në fushën qytetare”, shkruhet në ueb faqen zyrtare të “Ideas…”.
Arte - Random
“Pas promovimit tek ne, ky album do te publikohet në mbarë botën nëpërmjet kësaj kompanie spanjolle, me ç’rast albumi dhe te gjitha krijimet e Penit do te regjistrohen për të drejtën autoriale në Spanje, në shoqatën më prestigjioze të botës Sgae”, bëhet e ditur për KultPlus, nga Agron Peni
Nëpërmjet një koncerti, kitaristi Agron Peni ka zgjedhur të promovojë albumin e tij të parë e që do të mbahet më 5 qershor, në Teatrin “Asim Vokshi”, të Gjakovës.
Peni ka bërë të ditur për KultPlus se tashmë ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë e njohur spanjolle, që do të lancojë krijimet e tij muzikore në mbarë botën.
“Pas promovimit tek ne, ky album do te publikohet në mbarë botën nëpërmjet kësaj kompanie spanjolle, me ç’rast albumi dhe te gjitha krijimet e Penit do te regjistrohen për të drejtën autoriale në Spanje, në shoqatën më prestigjioze të botës Sgae”, bëhet e ditur për KultPlus, nga Agron Peni
“Kjo kompani e njohur “Publimaster”, ka nxjerr në treg shumë albume të njohura dhe tashmë është e interesuar të promovojë stilin e veçantë të Agron Penit në 240 shtete të botës”, thuhet në njoftim.
Mësohet se albumi i Penit përmban dy CD me 20 krijime të ndara, një CD në solo dhe tjetra me orkestër.
“Në album kanë marrë pjesë shumë instrumentistë të dalluar shqiptarë sic janë: Enver Muhamedi , kotrabas, Ertan Iliyaz, piano & cajon, Visar Mehmeti, flaute, Xhemil Gjini , perkusione, Astrit Stafai-oud, Fatlind Ferati, bas kitare Adorel Haxhiaj, violoncel, Tulant Rruci, violine dhe Erol Daka Charlie ne darabukë.
Arte
Subscribe to:
Posts (Atom)







