Dizajnerja kosovare Blerina Kllokoqi dhe burri i saj, djali i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Mendimi, sot festojnë 8 vjetorin e martesës.
Këtë gjë e ka konfirmuar vet Blerina përmes dy fotove të hedhura në Facebook përmes së cilave e ka falënderuar burrin e saj për kurajon dhe vullnetin që ja ka dhuruar për këto 8 vite.
Blerina fotografitë i kishte zgjedhur nga dasmat, në njërën ishte vetëm me Mendimin ndërsa tjetra e gjithë familja përballë portretit të presidentit të ndjerë.
Çifti Rugova gëzojnë një jetë të lumtur familjare dhe këtë lumturi pa dyshim që e shtojnë dy fëmijët e tyre.