Mikro-roboti, i ndërtuar enkas për kërkime të arkeologëve në Piramidën e Diellit në Meksikë, ka sjellur zbulime të reja të Tempullit Quetzalcouatl .
Janë regjistruar disa rrugë të pashkelura për 2 mijë vjetë, kurse fundi i tyre si duket është një dhomë antike. të tempullit, tempull ky për të cilin meksikanët besojnë se ngritur në nder të një udhëheqësi indigjen, rreth 2500 vite më parë.
I gjithë kompleksi i tempujve, përfshirë këtu Piramidën e Diellit, atë të Hënës dhe disa tempuj e sheshe janë të kohës parahispanike dhe besohet se kanë qenë pjesë të një qyteti që kishte rreth 100 mijë banorë.
Qyteti besohet të ketë qenë kryeqendra e fiseve të lashta indigjene deri në shekullin e parë para lindjes së Krishtit.
‘Kryqendra’ mesikane kishte humbur fuqinë aty nga vitet 1300, kur qytetin e pushtuan aztekëve, e pas tyre spanjollët. Aztekët e quanin “qyteti ku njeriu bëhet Zot”.
Në piramidë jo moti arkeologët kanë zbuluar mbi 200 mbetje mortore, që besohet janë të viktimave që vendorët i kishin sakrifikuar për motive religjioze.
Besohet se në kohën e ndërtimit të Tempullit të Diellit, njerëzit kishin njohurit pë matjen e kohës. Kokat serpentine , nga dyqind e gjashtëdhjetë mes platformave të sheshta, duket se kanë qenë mbajtës pllakash që shënonin ditët dhe u shërbenin njerëzve si pika reference për ritualet e tyre tradicionale.
Mikro roboti do të ndihmojë që të dihet më shumë për jetën në këtë tempull. Ai ka aftësinë jo vetëm të regjistrojë pamjet por edhe të gërmojë aty ku nga ai kërkohet, thonë shkencëtarët.