Select Menu

Random Posts

Magazina e Re. Powered by Blogger.

Fashion

Magazina E Re

Mistere

LifeStyle

Shëndetësi

Rozë

Arte

» » Aktorët e famshëm dhe të pashkollë (Foto)



Disa nga yjet tuaja të preferuara të ekranit nuk kanë qenë aspak të suksesshëm në shkollimin e tyre. Ata mund të kenë ndërtuar karriera të paimagjinueshme, por jo falë librave. Ja cilët janë ata.
Para se të fitonte rolin në filmin “Goodfather”, Al Pacino nuk ishte një yll. Posa kishte kryer shkollën fillore dhe kishte regjistruar atë të mesme, ai kishte vendosur ta braktisë atë, për të ndjekur një shkollë private të aktrimit.
Cameron Diaz kur ishte e re, ishte e bindur se do të bëhej manekine. Dhe prandaj ajo kishte vendosur që në moshën 17-vjeçe ta ndërpriste shkollimin, për t’iu përkushtuar modelimit. Pikërisht përmes modelimit, ajo ka arritur të depërtoj në Hollivud, ku gjendet edhe sot.
Dhe duke marrë parasysh se Drew Barrymor për herë të parë para kamerës është paraqitur si 11 muajshe, ndërsa në moshën 7-vjeçe është paraqitur në filmin hit “E.T.”, të mësuarit nuk vinte në shprehje. Ishte e qartë se ajo nuk e kishte të gjykuar që të përfundonte shkollën.
Njëri nga aktorët më të preferuar të Hollivudit, Johnny Depp, ka hequr dorë nga shkolla sepse donte të bëhej një yll roku. Kur ishte 13-vjeç, ai i është bashkuar bendit lokal “Flame”. Dhe në moshën 15-vjeçe, ai përfundimisht kishte braktisur shkollën. Kur bëheni një yll në moshë të re, shkollimi zakonisht nuk shkon me të.
Robert Downey Jr, asnjëherë nuk ka pasur probleme me fitimin e roleve, pasi qysh në moshën 5-vjeçe, ai ishte angazhuar në film së bashku me babanë. Mirëpo, në moshën 17-vjeçe, pasi babai dhe e ëma ishin ndarë, ai kishte hequr dorë nga shkolla.
Catherine Zeta-Jones në moshën 15-vjeçe ka hequr dorë nga shkollimi dhe ishte zhvendosur në Londër, ku i është përkushtuar karrierës së aktrimit. Që nga fëmijëria ka luajtur në një teatër lokal, prandaj ajo e dinte se është aktrimi me të cilin dëshiron të merret.

About Unknown

WePress Theme is officially developed by Templatezy Team. We published High quality Blogger Templates with Awesome Design for blogspot lovers.The very first Blogger Templates Company where you will find Responsive Design Templates.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post