Select Menu

Random Posts

Magazina e Re. Powered by Blogger.

Fashion

Magazina E Re

Mistere

LifeStyle

Shëndetësi

Rozë

Arte



Shiko video >>>> Play <<<<<
-

Hetimi për vrasjen e legjendës së bluzit, BB King tashmë ka filluar pasi që dy të bijat e tij pohojnë se ai ishte helmuar. Karen Williams dhe Patty King, thanë se muzikantit i ishin dhënë substanca të panjohura të cilat i shkaktuan vdekjen. Sipas tyre këto substanca atij ia kishte dhënë menaxheri i tij i biznesit, Laverne Toney.

Avokatët e trashëgimisë së Kingut, thonë se pohimet janë të pabaza dhe mosrespektuese. Por mundësia e vrasjes tani do të hetohet nga prokuroria dhe policia e Nevadas.
Prokurori, John Fudenberg, i kishte thënë CNN, se rezultatet e autopsisë fillestare nuk kanë dhënë dëshmi që do të mbështesnin këto pohime të të bijave të Kingut.Sidoqoftë, ai shtoi se rezultatet e plota të mjekësisë ligjore do të vonojnë 6-8 javë që të jenë gati.
King vdiq në gjumë në shtëpinë e tij në Las Vegas me 14 maj në moshën 89 vjeçare. Në atë kohë mjeku dhe prokuroria thanë se ai vdiq si pasojë e një seri të sulmeve të vogla që ndërlidheshin me diabetin që kishte të tipit 2.
Por të bijat e kitaristit pohojnë se asistentët personal të tij, Toney dhe Myron Johnson i kishin dhënë ilaçe të ndryshme që ai të përjetonte shok diabeti.
Ato shtuan se King ishte privuar nga e gjithë familja, disa javë para vdekjes së tij dhe se Toney e Johnson ishin të vetmin njerëz që qëndronin me të.
Toney, avokat i pasurisë së King, i ka mohuar ashpër këto pohime. “Ato vazhdimisht më akuzojnë. Këtu s’ka asgjë të re” kishte thënë ai për Associated Press.
Ai po ashtu i karakterizoi akuzat si qesharake.
“Shpresoj se ato kanë fakte bazë dhe mund të dëshmojnë këto akuza që i kanë” tha Brent Bryson.
Më herët këtë vit, Patty King, Karen Williams dhe e bija e tretë Rita Ëashington shkuan në gjykatë duke e akuzuar Toney për neglizhencë, por rasti mori fund në mungesë të dëshmive.
King u lind me 16 shtator 1925, dhe për një kohë të gjatë në fëmijërinë e tij, ishte mbledhës i pambukut para se të fillonte të ekzekutonte kitarën.
I konsideruar njëri prej kitaristëve më të mëdhenj në botë, ai njihej për notat e tij të ashpra.
Ai kishte inspiruar gjenerata të tëra pas tij, derisa ishte pranuan në të dyja Rock ‘n Roll Hall of Fame dhe Blues Fondation Hall of Fame.
Ai u martua dy herë dhe kishte 15 fëmijë biologjikë dhe të birësuar, 11 prej të cilëve janë ende gjallë, transmeton Koha.net. Funerali i tij pritet të mbahet të premten në Mississippi. E hetimet, sipas prokurorisë nuk do të vonojnë ceremoninë e varrimit.
-

Nëpër rrugët e metrotë e New Yorkut është shpërndarë posteri i cili paralajmëron festivalin që për tri ditë e shndërron qytetin amerikan në qendër arti. “Ideas City”, festivali bienal që tubon mbi 50 mijë njerëz në publik sivjet realizohet nën moton “Qyteti i padukshëm”.

Rreth 100 aktivitete janë paralajmëruar të mbahen midis datave 28 e 30 të këtij muaji. Për herë të parë, pjesë e këtij festivali është bërë kitaristi nga Kosova, që jeton në Amerikë, Taulant Mehmeti. Projekti në të cilin është i përfshirë Mehmeti titullohet “I will play your Soul” dhe është bashkëpunim ndërmjet “Albanian Institute”, “Arte Institute” dhe “New Museum”, që organizon “Ideas City” qysh prej vitit 2011. I themeluar më 1977 “New Museum” që e organizon këtë festival është një ndër muzetë më të mëdhenj në New York dhe e vetmja qendër e përcaktuar ekskluzivisht për artin bashkëkohor.
Taulant Mehmeti - i cili në mars të këtij viti interpretoi në klubin më të famshëm të jazzit në botë, “Blue Note” përkrah me jazz kitaristin me nam Vic Juris - i ka thënë “Kohës Ditore” se “I will play your Soul” do të realizohet nëpërmjet improvizimit të një melodie të inspiruar nga fotografitë “selfie”.
“Artistja e artit pamor nga Portugalia, Joana Ricou, që jeton në Brooklyn, do të fotografojë ‘selfies’ nga audienca dhe objektet e tyre personale. Renato Diaz, pianist nga Portugalia, që është kompozitor dhe profesor i pianos në ‘New York University’ dhe unë do të improvizojmë melodi të inspiruara nga ‘selfie’”, ka shpjeguar Mehmeti.
Mehmeti (23) thotë se pjesëmarrja në “Ideas City” është ndër më të rëndësishmet në karrierën e tij.
“Meqenëse kjo bienale - festival konsiderohet të jetë njëra ndër performancat më të mëdha në New York, patjetër që përvoja direkte që lidhet me këtë nuk ka çmim, sidomos për një artist të ri në moshë”, ka thënë ai. Mehmeti, i cili aktualisht është student i “New School for Jazz and Contemporary Music”, në vitin 2011 ishte pjesë e bendit “Trio of Love” që debutoi në festivalin “Prishtina Jazz Festival”.
Kurator i këtij projekti është Dino Korça, që po ashtu është drejtues i “Albanian Institute”. Ai thotë se pjesëmarrja në një festival të tillë është mjaft e rëndësishme.
“Sidomos tredimensionaliteti që përmban: artist nga Kosova bashkë me dy artistë nga Bashkimi Evropian zhvillojnë një performancë interaktive me audiencën amerikane të New Yorkut”, ka thënë Korça. Sipas tij, pjesëmarrja me këtë projekt avancon dukshmërinë e Kosovës dhe krijon perceptim pozitiv për këtë vend, meqë Kosova po provon të bëhet pjesë e BE-së dhe nëpërmjet artit mund të krijohen ura.
Në dy edicionet e mëparshme, “Ideas City” ka tërhequr vëmendje të madhe. Motoja e edicionit të sivjetmë “Qyteti i padukshëm” është homazh për kryeveprën letrare të Italo Calvianos, të vitit 1972 “Qytetet sikur ëndrrat, krijohen nga dëshira dhe frika”.
Sipas asaj që është shkruar në ueb - faqen zyrtare të “Ideas City”, kjo temë shërben si platformë për t’i shqyrtuar nëpërmjet artit pyetjet që lidhen me transparencën, shtetësinë dhe reprezentimin, shprehjen e mohimin e shprehjes, pjesëmarrjen dhe mospajtimin.
“Ideas City” shqyrton të ardhmen e qyteteve me kulturën si një forcë shtytëse. Si ndërmarrje bashkëpunuese, qytetare e kreative, festivali ndërton misionin e ‘New Museum’, që është ‘art i ri, ide të reja’, duke e zgjeruar atë përtej mureve të Muzeut në fushën qytetare”, shkruhet në ueb faqen zyrtare të “Ideas…”.
-

ë rralla janë rastet sikur kjo, që motra me motër të përngjajnë aq sa të duken si binjake.

Këngëtarja jonë, e cila mban edhe epitetin bukuroshja e estradës shqiptare, Adelina Tahiri, jo rrallë poston edhe foto me familjarët e vet, nga të cilat më shumë bien në sy fotografitë me motrën, e cila shumë përngjan në Adelinën, e cila pos këndimit është edhe imazh publicitar i shumë kompanive të njohura të Maqedonisë.
Se e motra e saj, e cila është ende fëmijë, a do vazhdojë rrugën e Adelinës apo çfarë janë ambiciet e saj, presim e shohim…
-

Dizajnerja kosovare Blerina Kllokoqi dhe burri i saj, djali i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Mendimi, sot festojnë 8 vjetorin e martesës.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet Blerina përmes dy fotove të hedhura në Facebook përmes së cilave e ka falënderuar burrin e saj për kurajon dhe vullnetin që ja ka dhuruar për këto 8 vite.
Blerina fotografitë i kishte zgjedhur nga dasmat, në njërën ishte vetëm me Mendimin ndërsa tjetra e gjithë familja përballë portretit të presidentit të ndjerë.
Çifti Rugova gëzojnë një jetë të lumtur familjare dhe këtë lumturi pa dyshim që e shtojnë dy fëmijët e tyre.
-


Moderatori amerikan, Jimmy Fallon, njihet për surprizat që iu përgatit mysafirëve në shfaqjen e tij, “The Tonight Show”.

Këtë herë, ai ftoi si mysafire aktoren 48-vjeçare Halle Berryn, me të cilin bëri disa rrotullime seksi, transmeton Telegrafi.
Në fakt, në pjesën e emisionit të titulluar “Ja se si ne rrotullohemi”, fituesja e Oscarit dhe moderatori amerikan janë kapur dorë-dore dhe janë rrotulluar.
Në fillim të pikës, Fallon u shtri në dysheme, përkatësisht u gjend nën fustanin e aktores, e cila ka bërë që Berry fillimisht të ngurroj që të kryhet kjo skenë, duke i kërkuar Fallonit t’i mbyllë sytë.


-

Qershia përmban gjithçka që trupi ynë ka nevojë që të jemi të shëndetshëm dhe vital.

Janë të pasura me vitamina A, C, E dhe acid folik. Ajo është gjithashtu e pasur me minerale të tilla si kaliumi, magnezi, hekuri dhe fibrat. Më poshtë po rendisim disa nga vetitë kurative të qershive:
▪ Mbrojnë nga disa forma të kancerit.
▪ Zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës. Qershia pengon oksidimin e kolesterolit të dëmshëm LDL, i cili i dëmton enët e gjakut. Për të pasur zemër të shëndoshë, hani sa më shpesh qershia.
▪ Duke ndikuar në zvogëlimin e a arteriosklerozës, qershia ju siguron që të kemi enë të shëndosha të gjakut dhe mbrojnë nga pika në tru.
▪ Për shikim të mirë, hani qershitë, meqë ato kanë ndikim pozitiv në sy.
▪ Përmbajnë kumarinë dhe zvogëlojnë prirjen e gjakut që të trashet, duke zvogëluar kështu rrezikun nga tromboza.
▪ Për shkak të përqindjes së lartë të kaliumit, nxisin nxjerrjen e lëngjeve dhe ndikojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut.
▪ Qershitë zvogëlojnë proceset inflamatore në organizëm, shkruan gazeta Start. Poashtu, lehtësojnë vështirësitë te sëmundjet inflamatore reumatike, para së gjithash te artriti reumatoid.
-

 

 

Sigurohuni që ai nuk do të humb interesin ndaj jush me këto këshilla.

1- Jini spontane
Pasi të keni kaluar disa kohë bashkë, ju do të bini pre e një rutine të caktuar. Do e shihni njëri-tjetrin në ditë të caktuara, do të shkoni në restorante të njëjta dhe do të dilni me njerëz të caktuar. Ndonëse nuk ka asgjë të keqe të kesh një rutinë, ju duhet herë pas here ta thyeni atë. Surprizojeni partnerin me rezervime në një restorant në një tjetër qytet ose blijini bileta për një shfaqje në qytetin tuaj. Bëni çfarë të jetë e nevojshme për ta habitur atë.
2- Kujdesuni për pamjen tuaj
Nuk ju duhet të vendosni grim çdo mëngjes dhe të nxirrni nga dollapi të gjitha rrobat që keni. Megjithatë, ju duhet që herë pas here të visheni këndshëm për të. Blini të brendshme ose një fustan të ri që atij t'i mbeten sytë aty. Nëse jeni me mashkullin e duhur, ai do të bëjë të njëjtën gjë duke blerë për veten atë që ju dëshironi.
3- Mos ndaloni së mësuari
Kjo është thelbësore, jo vetëm për marrëdhënien tuaj, por për ju. Nëse keni qenë me një mashkull për disa vite dhe ai nuk ka çfarë të mësoj më për ju, atëherë provoni gjëra të reja. Bëhuni pjesë e një kursi ose ndërmerrni një udhëtim. Në këtë mënyrë, ju do të shijoni jetën bashkë dhe njëkohësisht do të keni gjëra të reja për të mësuar për njëri-tjetri.
4- Mbani grupin tuaj të miqve
Mos e lejoni partnerin të jetë gjithë jeta juaj. Nëse ai e sheh që ju keni mjaft miq, që dua të kalojnë kohë me ju, ai do të kuptojë sesa me fat është që ju ka dhe nuk do të humbasë interesin. Ja pse është e rëndësishme të organizoni kohën tuaj sepse është mirë të keni një jetë sociale që nuk përfshin mashkullin tuaj.
5- Vazhdoni takimet
Nëse silleni si një çift i vjetër i mërzitshëm, atëherë do të filloni të ndjeni të njëjtën gjë. Ja pse duhet të vazhdoni të organizoni takime mes jush. Do t'ju japë ju mundësinë të visheni bukur, të shfaqeni bashkë në publik dhe të flirtoni gjatë bisedave. Nëse dëshironi që marrëdhënia juaj të vazhdojë të jetë interesante, ju duhet të veproni si të ishin ende në muajt e mjaltit, ndonëse jeni bashkë prej vitesh.
6- Jepini atij atë që dëshiron
Ju nuk jeni skllavja e tij por megjithatë ai nuk do të humbë interesin ndaj jush nëse e surprizoni gjithmonë, duke bërë diçka speciale. Nëse e dini që i adhuron ëmbëlsirat, merrini një të tillë para se të shkoni në shtëpi. Nëse e dini se ai urren të hedhë plehrat, bëjeni ju për të nëse ka pasur një ditë të keqe.
7- Mos humbisni asnjëherë interesin ndaj tij
Nëse nuk doni që ai të humb interesin ndaj jush, atëherë mos e humbisni as ju ndaj tij, shkruan Anabel. Nëse jeni të dy të lumtur duke qenë të përfshirë në jetët e njëri-tjetrit, atëherë nuk ka asnjë problem. Do të jeni gjithmonë të lumtur kur të kaloni kohën bashkë.
-