ohnny Depp mund të dënohet me 10 vjet burg, pasi ka futur kontrabandë qentë e tij në Australi.
Aktori 51-vjeçar, i cili ka qenë në këtë vend për xhirimet e filmit “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”, ka futur qentë e tij në Australi pa i deklaruar.
Sipas gazetës “The Sydney Morning”, Depp mund të dënohet me 10 vjet burg ose të paguajë një gjobë prej 340 mijë dollarësh.
Ditën e hënë, Johnny Depp dhe bashkëshortja e tij prej tre muajsh, Amber Heard, janë fotografuar teksa kanë mbërritur në Amerikë me avionin e tyre privat.
Deri tani nuk ka asnjë deklaratë nga aktori i njohur për këtë incident, që duket se nuk do ta kalojë aq lehtë.