Këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila për shkak të zhvillimeve në jetën private nuk po merret me muzikë këto kohë, ka vendosur ti përkushtohet profesionalisht pasionit të saj, fotografisë.
Rezarta fotografon prej vitesh, por jo me këtë intensitet me të cilin po punon tani.
Një nga fotot e fundit të realizuara nga Rrezi, është një nuse e përgjakur, që duket sikur e ka ngrënë dikë.
Kjo foto është komentuar në mënyra të ndryshme, ndërkaq disa e kanë cilësuar si “të frikshme”.