“Pas promovimit tek ne, ky album do te publikohet në mbarë botën nëpërmjet kësaj kompanie spanjolle, me ç’rast albumi dhe te gjitha krijimet e Penit do te regjistrohen për të drejtën autoriale në Spanje, në shoqatën më prestigjioze të botës Sgae”, bëhet e ditur për KultPlus, nga Agron Peni
Nëpërmjet një koncerti, kitaristi Agron Peni ka zgjedhur të promovojë albumin e tij të parë e që do të mbahet më 5 qershor, në Teatrin “Asim Vokshi”, të Gjakovës.
Peni ka bërë të ditur për KultPlus se tashmë ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë e njohur spanjolle, që do të lancojë krijimet e tij muzikore në mbarë botën.
“Pas promovimit tek ne, ky album do te publikohet në mbarë botën nëpërmjet kësaj kompanie spanjolle, me ç’rast albumi dhe te gjitha krijimet e Penit do te regjistrohen për të drejtën autoriale në Spanje, në shoqatën më prestigjioze të botës Sgae”, bëhet e ditur për KultPlus, nga Agron Peni
“Kjo kompani e njohur “Publimaster”, ka nxjerr në treg shumë albume të njohura dhe tashmë është e interesuar të promovojë stilin e veçantë të Agron Penit në 240 shtete të botës”, thuhet në njoftim.
Mësohet se albumi i Penit përmban dy CD me 20 krijime të ndara, një CD në solo dhe tjetra me orkestër.
“Në album kanë marrë pjesë shumë instrumentistë të dalluar shqiptarë sic janë: Enver Muhamedi , kotrabas, Ertan Iliyaz, piano & cajon, Visar Mehmeti, flaute, Xhemil Gjini , perkusione, Astrit Stafai-oud, Fatlind Ferati, bas kitare Adorel Haxhiaj, violoncel, Tulant Rruci, violine dhe Erol Daka Charlie ne darabukë.