Largimi i Fisnikut nga shtëpia më e famshme në Shqipërisë “Big Brother Albania 8” ka shtuar xhelozinë e Xhensilës.
Ajo me Fatjoni kalojnë një pjesë të mirë të kohës duke imituar marrëdhënien e Fisnikut dhe Teas. Ata sjellin me humor pjesë nga klipi që kanë parë gjatë të spektaklit të së Shtunë-s. Alba është në dhomën e gjumit dhe po sheh e shijon humorin e tyre.
Xhensila ka kaluar pak kohë vetëm duke reflektuar dhe të gjithë sikletin që ndjen brenda saj e shkarkon duke nisur imitimet e sjelljeve të Teas karshi Fisnikut dhe Veselit. Përpos kësaj ajo është sjellë shumë ashpër dhe me Tean, Fatjoni do të kuptojë sjelljen e të dashurës së tij.
Teksa ai e pyet se pse sillet ashpër me Tean ajo i përgjigjet po me pyetje: “çfarë folët ku ishit bashkë?”. Ajo është nën vëzhgimin e sjelljes së Teas që në sytë e saj ajo po i afrohet Fatjonit. Në një moment të ditës ajo ka vënë re se Fatjoni dhe Tea kanë qëndruar duke biseduar dhe pyet Fatjoni se për çfarë kanë folur. Ai i thotë se po flisnin për punën.
Xhensila nuk beson dhe pse Fatjoni i thotë se nuk ka asgjë për të xhelozuar. Ajo i thotë se ka besim tek ai por jo tek Tea , që i duket e çuditshme orët e fundit teksa thërret nëpër shtëpi vetëm emrin e Fatjonit. Ai i kërkon që të qetësohet se nuk ka asgjë për të xhelozuar dhe fillon ta përkëdhelë.