Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri janë përfolur vazhdimisht në media për lidhjen dhe ndarjen e tyre.
Mirëpo, miqësia mes dy këngëtarëve vazhdon të jetë e paprekshme.
Ditë më parë, ata kanë performuar në të njëjtën skenë në një nga lokalet e Zvicrës, ndërkohë që edhe janë shoqëruar me njëri-tjetrin.
Ledri ka postuar në Instagram një fotografi nga prapaskena, në të cilën ndodhet me dikur të dashurën e tij, Dafinën, gjë që tregon se raportet e tyre vazhdojnë të jenë të afërta.