Select Menu

Random Posts

Magazina e Re. Powered by Blogger.

Fashion

Magazina E Re

Mistere

LifeStyle

Shëndetësi

Rozë

Arte

» » Yjet që u penduan në momentin e fundit për martesë



Personat e famshëm njihen për martesat e tyre të shumta, por ata do të ishin martuar edhe më shpesh po të mos i kishin anuluar këto dasma.
Gazeta Shqip sjell disa prej të famshmëve që në momentet e fundit kanë hezituar të shkojnë në altar. Këta janë yjet të cilët u penduan në çastin e fundit dhe vendosën të mos martoheshin pavarësisht përgatitjeve.
Julia Roberts dhe Kiefer Sutherland
Aktorja e “Pretty Woman” në vitin 1991 thirri rreth 200 persona për të marrë pjesë në dasmën hollivudiane të saj dhe Jack Bauerit të sotëm, aktorit Kiefer Sutherland, atëherë 24 vjeç. Tre ditë përpara dasmës, Julia 23-vjeçare në atë kohë lajmëroi se dasma ishte shtyrë. Në fakt, kjo u bë njëherë e përgjithmonë, pasi dasma nuk u bë kurrë. Sutherland u akuzua në shtyp për jetë të shthurur ndërsa Roberts u largua për në Irlandë me mikun aktor të bashkëshortit të mundshëm nga filmi “The Lost Boys”, Jason Patric.
S. Granitz
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez
Në vitin 2003, çifti Affleck-Lopez kishin alarmuar Hollivudin për planet e tyre të dasmës. Por katër ditë përpara se çifti të largohej për në Kaliforni, ku do të zhvillohej ceremonia, ata lajmëruan se po e shtynin për shkak të vëmendjes së madhe mediatike. Ben dhe Jennifer u ndanë njëherë e mirë katër muaj më pas.
Hugh Hefner dhe Crystal Harris
Më pak se një javë nga dasma e tyre e planifikuar më 18 qershor 2011, manjati i Playboy, Hugh Hefner dhe Crystal Harris anuluan gjithçka. “U tremba” – tha nusja e ardhshme Harris pas ndarjes. “Me kalimin e kohës kuptova se nuk ishte për mua, po ndodhnin gjërat shumë shpejt”. Megjithatë ajo këmbënguli se ndarja ishte e përbashkët. Sipas saj, manjati i Playboy kishte rënë dakord se martesa nuk ishte gjëja më e mirë për të dy. Në fund triumfoi dashuria. Çifti u martua në vigjilje të Vitit të Ri 2012.
Liam Gallagher dhe Patsy Kensit
Në shkurt 1997, këngëtari i Oasis, Liam Gallagher, dhe aktorja Patsy Kensit vendosën të martoheshin kur sipas tyre shtypi ndërhyrës dhe i fiksuar pas tyre anuloi planet. Ata ndërruan unazat dy muaj më pas në një ceremoni sekrete. Çifti u nda në vitin 2000.
la
Sidney Poitier dhe Diahann Carroll
Në vitin 1965, fituesi i çmimi Oskar, Sidney Poitier, lajmëroi se do të martohej me këngëtaren dhe aktoren Diahann Carroll kur të finalizohej divorci nga gruaja e tij brenda gjashtë javëve. Por gjashtë javët erdhën e ikën. Muaj më vonë, me divorcin ende të pafinalizuar, Poitier dhe Carroll hoqën dorë nga martesa dhe nga lidhja e tyre.
Diahann Carroll dhe David Frost
Ajo nuk ishte e vetmja herë kur Carroll ishte e pafat në një ceremoni martese. Në vitin 1972, Diahann dhe prezantuesi televiziv David Frost, lajmëruan se do të martoheshin në Pashkët e ardhshme, por teksa pranvera u afrua, ata e anuluan dasmën. Nuk u dha arsye. Dy javë më vonë, Carroll shkoi drejt altarit, por me një biznesmen nga Las Vegasi.
Roseanne Barr dhe Tom Arnold
Në dhjetor 1989, Roseanne, atëherë e njohur si Roseanne Barr, ishte një muaj larg dasmës së programuar më 20 janar 1990 me komikun Tom Arnold. Por më pas Arnold hyri në rehabilitim dhe ceremonia u anulua. Nuk u desh shumë që çifti të vazhdonte aty ku i la gjërat. Ata u divorcuan në vitin 1994.
Rory McIlroy dhe Caroline Wozniaki
Në vitin 2004, ftesat e dasmës ishin në kutinë postare për lojtarin e golfit Rory McIlroy dhe yllin e tenisit Caroline Wozniaki kur ai kuptoi se nuk ishte gati për të gjitha angazhimet që vinin me dasmën. Wozniaki më pas zbuloi se McIlroy u nda me të nëpërmjet telefonit. Në pesë minutat e para, ajo kishte menduar se ai po i bënte një shaka. “Isha e shokuar, mendoja se të paktën do të ma thoshte në sy” tha Ëozniaki në një shfaqje në një program televiziv. “Ishte vetëm një telefonatë dhe më pas nuk dëgjova më prej tij”.
Usher dhe Tameka Foster
Në vitin 2007, këngëtari fitues i një çmimi Grammy prenotoi kolegun Robin Thicke si këngëtar në dasmën e tij në qershor me Tameka Foster. Por në ditën e madhe, Usher dhe Foster e anuluan. Pas shumë spekulimeve, çifti tha se Foster shtatzënë kishte pasur një problem shëndetësor. Një muaj më vonë, ata u martuan në një ceremoni private. Ata u ndanë në vitin 2009, por patën dy djem të mrekullueshëm bashkë.
Sean Penn dhe Robin Wright
Historia e këtij çifti është me shumë ndarje dhe bashkime. Ata jetuan të martuar për 14 vjet. Çifti Penn-Wright e kishte lënë të martohej fillimisht në vitin 1990. Më pas ata u tërhoqën dhe u martuan në vitin 1996. Bënë së bashku dy fëmijë por pas disa vitesh gjërat filluan të kriseshin. Ata bënë kërkesë për divorc në 2007-n, por e tërhoqën. Më pas në prill 2009 Penn kërkoi divorcin dhe në maj u tërhoq. Bashkëshortja e tij Wright kërkoi divorcin në gusht 2009 dhe ata së fundmi u ndanë në 2010.
sean

About Unknown

WePress Theme is officially developed by Templatezy Team. We published High quality Blogger Templates with Awesome Design for blogspot lovers.The very first Blogger Templates Company where you will find Responsive Design Templates.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post